back to top
10.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetU akuzua se i vuri djalit 10 në mjekësi/ Profesor Xhepa nis...

U akuzua se i vuri djalit 10 në mjekësi/ Profesor Xhepa nis verifikimin administrativ

Një procesverbal provimi që qarkulloi së fundmi në media nxiti debate për profesorin Gëzim Xhepa, i cili u akuzua se kishte vlerësuar me notën maksimale 10 të birin, Albion Xhepa, në Fakultetin e Mjekësisë.

Pas përhapjes së lajmit, profesori i njohur dha një sqarim për “E Vërteta.al”, duke mohuar kategorikisht çdo shkelje ligjore. Ai theksoi se nuk ka qenë ai që ka vlerësuar drejtpërdrejt të birin dhe se pozicioni i tij si titullar lënde nuk përfshin vlerësimin e provimeve të djalit në Fakultetin e Mjekësisë.

“Për aq kohë sa media kaloi linjën investigative, dhe me një padi vuri në lojë emrin e djalit tim duke mos njohur pozicionin e firmës time si titullar lënde, dhe jo vlerësues të djalit tim ekselent në gjithë provimet e vitit të parë, që i përkasin Fakultetit të Shkencave, dhe jo fakultetit tim, i jam shmangur rrugës mediatike dhe kam filluar procedurat administrative të vërtetimit të mos shkeljes së ligjit. Pavarësisht mos thirrjes në prokurori, nuk e kam shkelur në asnjë moment ligjin në jetë”, tha Xhepa”, deklaroi Xhepa.

Rasti ka ngjallur diskutime për konflikt interesi dhe transparencën në sistemin universitar, ndërkohë që profesori ka nisur hapat administrativë për të sqaruar situatën dhe për të mbrojtur integritetin e tij profesional./Etleva Skonja

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat