back to top
18.5 C
Tirana
E mërkurë, 2 Korrik, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaU arrestua pak metra larg SPAK/ Kërkohen 17 vite burg për "bosin"...

U arrestua pak metra larg SPAK/ Kërkohen 17 vite burg për “bosin” e drogës

17 vite burg ka kërkua SPAK për Islam Sefën, i akuzuar për trafikim lëndësh narkotike.

Gazetarja Anila Hoxha bën me dije se në përfundim, me gjykim të shkurtuar, prokuroria kërkon 11.4 vite burg.

Ai dyshohet si drejtuesi dhe financuesi i trafikut të drogës në Gjermani me vlerën e 3.3 milionë eurove.

“Gjatë hetimeve janë evidentuar  9 (nëntë) episode dhe është provuar se sasia e lëndës narkotike të trafikuar është 912 kg marijuanë, kurse vlera e lëndës narkotike të trafikuar kap vlerën prej 3.374.400 euro” informoi sot SPAK.

Islam Sefa ishte shpallur në kërkim dhe u arrestua disa muaj më parë, shumë pak metra larg SPAK.

Sefa u pikas nga agjentet e Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët e identifikuan të ulur në një bar-kafe dhe njoftuan komisariatin për arrestimin e tij.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat