back to top
4.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Mars, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaU pyet për takimin me Veliajn në qeli/ Alban Dokushi: Isha me...

U pyet për takimin me Veliajn në qeli/ Alban Dokushi: Isha me autorizim të Prokurorisë

Pasi hyri në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), sekretari i përgjithshëm i Bashkisë Tiranë, Alban Dokushi, ka dalë dhe ka dhënë një deklaratë për mediat.

Dokushi ka sqaruar se takimi i tij me kryebashkiakun Erion Veliaj ka qenë i autorizuar nga prokuroria, duke lënë të kuptohet se ka vepruar brenda kuadrit ligjor.

“Unë e kam takuar kryebashkiakun Erion Veliaj me autorizim të prokurorisë,” – tha ai shkurtimisht para gazetarëve.

Ndërkohë, SPAK vijon hetimet në lidhje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, ndërsa mbetet e paqartë se në çfarë cilësie është pyetur Dokushi dhe çfarë informacioni ka dhënë para prokurorëve të posaçëm.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat