back to top
10.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024
spot_img
KreuDrejtësiaU zbulua në telefonin e Kryemadhit ?/ Ish-ministri i Metës 4 orë...

U zbulua në telefonin e Kryemadhit ?/ Ish-ministri i Metës 4 orë në SPAK

Ish- ministri i Transporteve nën siglën e LSI-së dhe aktualisht zyrtari I PL-së, Edmond Haxhinasto është thirrur në SPAK.

Haxhinasto ka injoruar interesimin e gazetarëve, se përse po paraqitet në SPAK.

Ai ka heshtur para kamerave dhe ka vijuar rrugën drejt ambienteve të SPAK.

Por, kujtojmë që emri i tij ka dalë në dosjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, deputetes Monika Kryemadhi.

Mësohet se Edmond Haxhinasto është  “tradhtuar” nga bisedat e zbuluara në telefonin e Monika Kryemadhit.

Pavarësisht këtyre raportimeve ende nuk ka asgjë zyrtare ndaj thirrjes në SPAK të zotit Haxhinasto.

Pas 4 orësh në SPAK, ish ministri i Transporteve kur doli tha se u pyet për disa çështje. Sidoqoftë ato i mbajti sekret.

Gazetarja Anila Hoxha: Pse po heshtni zoti Haxhinasto, jeni në vështirësi?

Edmond Haxhinasto: Nuk po hesht, deklarimet e mia i dhashë aty ku duhet

Kujtojmë se ai ka mbajtur pozicionin e Ish-ministrit të Transportit dhe pozicionin e ish-ministrit të Jashtëm gjatë kohës kur Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, sot Partia e Lirisë ishte në bashkëqeverisje, fillimisht me Partinë Demokratike dhe më pas në mazhorancë me PS.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat