back to top
13.5 C
Tirana
E premte, 17 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaUdhëzim i ri: Analizë cilësore dhe sasiore për projektet me Partneritet Publik...

Udhëzim i ri: Analizë cilësore dhe sasiore për projektet me Partneritet Publik Privat

Çdo projekt që propozohet përmes Partneritetit Publik Privat (PPP) do të duhet të shoqërohet me studim fizibiliteti sipas kritereve të reja të miratuara nga Ministria e Financave, duke përfshirë analizë cilësore dhe sasiore për të krahasuar efikasitetin e zbatimit të projektit me modelin tradicional publik.

Udhëzimi përcakton se projektet PPP duhet të kalojnë analizën e “Vlerës për paranë”, e cila vlerëson përfitimet shoqërore, ndarjen e rreziqeve, cilësinë e shërbimeve, inovacionin, oreksin e tregut dhe potencialin për kursime financiare. Vetëm nëse kjo analizë tregon se modeli PPP sjell përfitime më të larta se modeli tradicional, projekti mund të konsiderohet për zbatim në këtë formë.

Analiza cilësore përfshin vlerësimin e:

Shkallës dhe kohëzgjatjes së projektit;

Ndarjes së detyrave dhe kompetencave;

Menaxhimit të rreziqeve dhe mundësive për inovacion;

Tarifat e përdoruesve dhe përfitimet për financat publike;

Oreksit të tregut dhe kapacitetit të partnerëve privatë;

Monitorimit të rezultateve dhe adaptimit ndaj kërkesave të ardhshme.

Pas përfundimit të analizës cilësore, duhet të kryhet analiza sasiore, duke përdorur një model financiar krahasues midis skenarit tradicional dhe PPP-së (PSC – Krahasuesi i Sektorit Publik). Nëse vlera aktuale e flukseve financiare në modelin PPP rezulton më e lartë se në modelin publik, kjo tregon efikasitet më të madh dhe justifikon zbatimin e projektit me PPP.

Në rast të zgjedhjes së modelit PPP, institucioni propozues duhet të dorëzojë edhe të dhënat për:

Vlerën e parashikuar të kontratës;

Kohëzgjatjen e kontratës;

Kostot e mirëmbajtjes;

Çdo informacion tjetër të nevojshëm për përgatitjen e tenderit sipas ligjit për koncesionet dhe PPP-të.

Ky udhëzim synon të rrisë transparencën dhe efikasitetin e projekteve publike që zbatohen me partneritet privat, duke siguruar që çdo investim të sjellë vlera reale për shtetin dhe qytetarët.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat