back to top
22.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBotaUkraina i bën thirrje Kinës/ Të bëhet presion ndaj Rusisë për t’i...

Ukraina i bën thirrje Kinës/ Të bëhet presion ndaj Rusisë për t’i dhënë fund luftës

Ukraina ka nxitur Kinën që të ushtrojë presion mbi Vladimir Putinin për të ecur drejt paqes, ndërsa presidenti rus mbërriti në Pekin pas pjesëmarrjes së tij në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO), ku ai mbrojti luftën që ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz.

“Duke marrë parasysh rolin e rëndësishëm gjeopolitik të Republikës Popullore të Kinës, ne do të mirëprisnim një rol më aktiv të Pekinit në sjelljen e paqes në Ukrainë mbi bazën e respektimit të Kartës së OKB-së”, tha Ministria e Jashtme e Ukrainës në një deklaratë, teksa Putin mbërriti në kryeqytetin kinez më 2 shtator.

Deklarata e ministrisë vuri në dukje se deklarata përfundimtare e SCO-së shmangu çdo përmendje të konfliktit, i cili është shndërruar në një luftë të shkallës së plotë që prej pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022.

“Ne e konsiderojmë domethënëse që dokumenti kryesor përfundimtar i samitit, Deklarata e Tianxhinit prej 20 faqesh, nuk përmban asnjë përmendje të luftës ruse kundër Ukrainës”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat