back to top
15.5 C
Tirana
E martë, 4 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetUlet çmimi i energjisë për vitin 2025/ Rama merr meritat

Ulet çmimi i energjisë për vitin 2025/ Rama merr meritat

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot në ambientet e OSHEE-së çmimin e ri të energjisë elektrike, e cila nga 1 shkurti do ulet në 8.4 lekë për ata që konsumojnë deri në  700 kwh. Rama thotë se falë reformave në sektorin energjitik Shqipëria ka lënë mbrapa çdo vend të rajoni për prodhimin e energjisë solare.

Ai garantoi se kjo masë është tërësisht e mirëmenduar dhe mbështetur në ekspertizën e brendshme dhe ndërkombëtare.

“Shqipëria është një vend tjetër’ tha Rama ndërsa evidentoi se ‘pikun nuk e kemi për Vit të Ri, por dhe në periudhën e verës, e dhjetor janar”.

Deklarata e Ramës:

Po përsëris fakte që nuk dalin zakonisht se portalet dhe ekranet janë më të interesuara për spektaklin e gjysmë vërtetave dhe thertoren publike të gjithë personazheve publikë. Shqipëria sot falë politikës sonë në fushën e energjisë, falë masave komplekse me shtrëngimin e një hapësire tërësisht të shqyer që gjetëm ku gjysme nuk e paguante dhe e vidhte. Falë incentivave, jo vetëm e para në rajon për vetë prodhimin e energjisë solare, por me distancë nga i fundit.

Prodhojmë 169 mgë energji elektrike nga subjekte private familjare.

Në vendin e dytë Serbia me ¼  e prodhimit. Pastaj Kosova, Mali i Zi, Maqedonia janë bashkë. 3 vjet politikë në kulmin e sfidës nga kriza e madhe që prodhoi në gjithë sektorin energjitik lufta në Ukrainë. Sot Shqipëria 10% të prodhimit të saj e ka nga dielli. Kur ne hymë në këtë fazë e kishte zero. Sot e ka 10%.

Ulja e parë e çmimit të energjisë elektrike në këto 35 vite. Kjo na mbush me krenari po të marrim parasysh cfarë humnere e kemi nisur ngjitjen.  Ulja është në kundërtendencë të plotë me rajonin e kontinentin ku jetojmë ku çmimet e energjisë jo vetëm janë rritur por dhe janë të kërcënuar nga rritje të tjera.

Rritja e konsumit të energjisë me këto përmasa tregon rritje të ekonomisë, të kapaciteteve në të gjitha shtresat për konsum të energjisë.

Sot flasim për mbi 300 mgë prodhim që bazohet te politika jonë e mbështetjes për diversifikimin e portofolit për kthimin ë Shqipërisë në eksportues neto të energjisë. Ka 500 mw.

Por më e rëndësishme, sot në kanalin e investimeve që janë të pritshme bazuar në aplikimet e reja kemi 1300 mw energji diellore. 1.3 giga. Që do të thotë në total do arrijmë objektivin e 30% të prodhimit të energjisë totale nga burime të tjera përveç ujit. Kam parasysh diellin dhe 300 mw energji ere. Projekte tanimë të futura në proces. E rëndësishme për faktin që ndryshe nga çthonë ata që nuk dinë ç’thonë dhe që rrokanisin kokën e opinionit publik me teorinë që ne kemi energji për vete.

Në vitet e mira hidrike mbulojmë vetëm 75% të nevojave. Prandaj nuk jemi sovran akoma. Por ama sot jemi 3 vite larg të sovranitetit energjitik. 30% të volumit të përgjithshëm që na duhet për të kompensuar. Plus riciklimin hidrik të energjisë së pompimit që po e zbatojmë në Shqipëri në bashkëpunim me 7 kraftin për Devollin do na bëjnë të jemi sovran. Në vite jo të mira hidrike e kemi 65% prodhimit. Jemi të varur nga krizat. Sot u themi shqiptarëve, u deshën vite por ne ja dolëm të themi që ata shpenzojmë deri 700 kwh do kenë një ulje.

Mos harroni në 2019, mbyllja e fazës së parë për sovranitetin energjitik. Konsumi më i lartë i vitit ishte 21 mln kwh, në natën e vitit të ri. Sot 22mln kwh është normaliteti. Në pikë shkojmë 28 mln. Dhe piku nuk e kemi më për vit të ri, por edhe në periudhën e verës për rritjen e turizmit. Edhe në dhjetor-janar. Shqipëria është një vend tjetër.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat