Numri i personave të papunë është ulur në muajt e parë të vitit 2025.Të dhënat zyrtare konfirmojnë se shkalla zyrtare e papunësisë zbriti në 8.7% duke shënuar kufirin më të ulët historik në 5 vitet e fundit. Ky është një tregues shumë optimist i cili konfirmon ecurinë pozitive të ekonomisë në vend.
Ndikim kryesor në rritjen e personave të punësuar në Shqipëri kanë dhënë sektori i shërbimeve që lidhet me turizmit por edhe industria. Sipas të dhënave zyrtare rezulton se punësimi në terma vjetorë është rritur me 6.4% në sektorin e shërbimeve ndjekur nga industria. Në këtë aspekt ka ndikuar fluksi turistit që ka pritur vendi. Vetëm në 5 muajt e parë vendin tonë e vizituan rreth 3.42 milionë turistë të huaj,.
Ndërsa një rënie të fortë ka regjistruar punësimi në sektorin bujqësor. Për burrat, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 12% më e lartë sesa për gratë. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për gratë është rritur me 1,5 pikë përqindje, dhe për burrat me 0,9 pikë përqindje. Shkalla e papunësisë për të rinjtë 15–29 vjeç është 17,9 % ndërsa krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024, ky tregues është ulur me 2,4 pikë përqindje.
Në fund të vitit të kaluar papunësia zbriti në nivelin 8.8% duke pësuar një ulje vjetore me 0.8%.