back to top
20.5 C
Tirana
E shtunë, 25 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaUlian Bajrami pas lirimit/ “Ndalimi im ishte i paligjshëm, drejtësia nuk ekziston...

Ulian Bajrami pas lirimit/ “Ndalimi im ishte i paligjshëm, drejtësia nuk ekziston pa avokatin”

Avokati Ulian Bajrami ka reaguar pas lirimit nga qelia, disa ditë pas arrestimit të tij me akuzën se kishte kërcënuar gjyqtarin e një çështjeje në Gjykatën e Elbasanit.

Në një deklaratë publike, Bajrami e ka cilësuar ndalimin e tij si të paligjshëm, duke theksuar se ngjarja duhet të shërbejë si moment reflektimi për respektimin e rolit të avokatëve në sistemin e drejtësisë.

Reagimi i tij erdhi në Ditën Europiane të Avokatëve, ku avokati theksoi rëndësinë e këtij profesioni si themel i shtetit të së drejtës.

“Sot, në Ditën Europiane të Avokatëve, ndjej më shumë se kurrë peshën dhe përgjegjësinë që mbart ky profesion fisnik. Ngjarja e fundit, ku u gjenda viktimë e një ndalimi të paligjshëm, ishte një kujtesë e fortë se respekti për avokatin është respekt për drejtësinë,” – shkroi Bajrami.

Sipas tij, çdo cenim ndaj avokatëve është një sulm ndaj vetë drejtësisë:

“Avokatët janë mburoja e qytetarëve përballë çdo padrejtësie. Çdo cenim ndaj tyre është cenim ndaj themeleve të shtetit të së drejtës. Drejtësia nuk ekziston pa avokatin, dhe avokati nuk mund të ekzistojë pa respektin që i detyrohemi si shoqëri,” – shtoi ai.

Avokati Ulian Bajrami u lirua pasditen e 20 tetorit, pasi kishte qëndruar tre ditë në ndalim nga Oficerët e Policisë Gjyqësore, pas një padie të ngritur nga prokurori Gjergji Nika, i cili pretendoi se ishte kërcënuar nga avokati gjatë një seance gjyqësore në Gjykatën e Elbasanit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat