back to top
9.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetUlsi Manja - opozitës: “Tërheqja e firmave është jashtë afateve proceduriale

Ulsi Manja – opozitës: “Tërheqja e firmave është jashtë afateve proceduriale

Kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja, ka dhënë sqarime të detajuara lidhur me procesin e përzgjedhjes së Avokatit të Popullit, duke theksuar se tërheqja e firmave nga opozita nuk ka bazë ligjore dhe bie jashtë afateve proceduriale.

Manja theksoi se çdo pretendim politik nuk mund të mbivendoset mbi arsyetimet ligjore dhe proceduriale. Ai kujtoi se Komisioni i Ligjeve kishte shpallur një afat 20-ditor për shprehjen e interesit, gjatë të cilit u paraqitën 26 kandidatura. Më 12 dhe 13 nëntor, komisioni dëgjoi të gjithë kandidatët dhe më 17 nëntor miratoi listën e kandidatëve që plotësonin kushtet ligjore.

Deputeti i PS sqaroi se çdo kandidat kishte një afat për të mbledhur firmat, dhe se vendimi i komisionit ishte që çdo deputet mund të mbështesë vetëm një kandidat. Megjithatë, opozita dorëzoi 316 firma, duke e tejkaluar afatin e vendosur. “Nëse do kishit zbatuar atë që u thashë unë, do të kishit sjellë në Kuvend vetëm një kandidat e gjysmë,” tha Manja.

Ai shtoi se kërkesa e opozitës për tërheqjen e mbështetjes për të gjithë kandidatët bie jashtë afatit dhe nuk ka efekte juridike, pasi shkel parimin e sigurisë juridike. “Nëse firmosni në mëngjes dhe tërhiqeni në darkë, shteti shkon në kaos juridik,” paralajmëroi Manja.

Deputeti përmendi gjithashtu me ironi disa emra të përdorur nga opozita, duke deklaruar: “Unë nuk e njoh lepurin e Surrelit dhe as Ujkun e Cërrikut. Ju keni kthyer procesin e Avokatit të Popullit në vend pune, ndërkohë që këta 6 kandidatë i dhanë mundësinë këtij Kuvendi të ketë një AP legjitim.”

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat