Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se në kuadër të fazës përfundimtare të ndërtimit të rrugës “Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës”, pjesë e Unazës së Madhe të Tiranës, do të realizohet shtresa e asfaltobetonit në datat 08-09 mars 2025.
Punimet do të zhvillohen gjatë orëve të natës, nga ora 20:00 deri në 06:00. Gjatë kësaj periudhe, do të bllokohet aksin kryesor nga ish-Sheshi Shqiponja deri tek ura e Lumit të Tiranës, me devijime të nevojshme për trafikun.
Në datën 08 mars 2025, nga ora 20:00 deri në 06:00, punimet do të përqendrohen në krahun e djathtë të aksit kryesor, duke bllokuar lëvizjen e automjeteve në Tunelet nr.2 dhe nr.1, që lidhen me autostradën Tiranë-Durrës dhe aksin kryesor nga Teodor Keko.
Në datën 09 mars 2025, po nga ora 20:00 deri në 06:00, do të kryhen punime në krahun e majtë, ku automjetet do të devijohen për në nënkalimin e Paskuqanit.