Sot u prezantua në Kryeministri, ‘Ura për Shqipërinë 2030’, programi i zhvillimit që synon transformimin e infrastrukturës publike në Shqipëri. Gjatë prezantimit ishte i pranishëm dhe kryeministri Rama u shpreh se ky program ka si qëllim ndërtimin e veprave të reja në fusha të ndryshme, si infrastruktura publike, administrata, turizmi, kultura dhe shoqëria, duke u bazuar në praktikat më të mira europiane.
Në aktivitet, që po zhvillohet në Tiranë marrin pjesë edhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja dhe drejtoresha ekzekutive e “Albanian Investment Corporation”, Elira Kokona. I pranishëm është edhe kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Rama tha se Korporata Shqiptare e Investimeve do të bashkëpunojë me institucione simotra në Europë, duke krijuar mundësi për transferimin e njohurive dhe përvojës nga vendet me zhvillim të avancuar në këtë fushë.
“Bashkë me mua është Ministrin e Ekonomisë Infrastrukturës dhe Kulturës, është kryetari i bashkisë Tiranë dhe drejtuesja e koorporatës së investimeve të gjithë bashkë do e bëjnë të plotë mozaikun për ju dhe pastaj jemi në dispozicion për pyetjet e mundshme që mund të keni si do funksionojë. Ky proces do na japë mundësi të krijojmë profil për sektorin publik profil sipërmarrës, do na fus në klubin e vendeve që këto praktika i kanë shumë vjeçare dhe të konsoliduara. Si rezultat shtetit nuk do zhvishte nga pjesëmarrja në zhvillimin e pronës, të marrë dhe përfitimet në funksion të interesit publik. Por do jetë dhe aktor së bashku me aktor të tregut”, u shpreh Rama.
Ky bashkëpunim me sektorin privat do jetë një mekanizëm që do mundësojë zhvillimin e pronës private.
“Nëpërmjet këtij instrumenti i japim mundësi institucioneve që të përdorin instrumentin për të zhvilluar pronat që kanë në funksion të interesave publike dhe i japin mundësi sipërmarrjes që në shumë raste, të përdorin këtë instrument. Jo më si në të shkuarën, që duhet ta lëshoje atë pronë, pa marrë asgjë mbrapsht. Por që në të shumtën e herës mbeti një procedurë e parealizueshme. Ose mos reagoje fare dhe kështu të pezulloje një mundësi zhvillimi privat. Procesi ka nevojë për njohje të plotë dhe dialog për të përmirësuar mekanizmin. Ka nevojë për transparencë dhe qartësi që të garantohet edhe konkurrenca, në fund të gjitha palët të dalin të kënaqura“, tha kryeministri.