back to top
29.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025
spot_img
KreuLifestyle / ShowbizVajza 19-vjeçare e Travis Barker, Alabama shkakton polemika me fotosesionin provokues në...

Vajza 19-vjeçare e Travis Barker, Alabama shkakton polemika me fotosesionin provokues në shtëpinë e babait

Alabama Barker, vajza 19-vjeçare e Travis Barker partnerit të Kourtney Kardashian, ka ndezur debat në rrjete sociale.

Ajo publikoi të një seti fotografik me bikini në oborrin e shtëpisë së të atit në Calabasas.

Pamja provokuese dhe stili i saj – përfshirë gërshetat deri në bel dhe qëndrimet joshëse – kanë ngjallur kritika për “përvetësim kulturor” dhe mungesë kujdesi ndaj mjedisit familjar, shkruan DailyMail.

“Në shtëpinë e babait tënd është çmenduri”, komentoi një ndjekës në Instagram.

Alabama, e cila ka folur hapur për përdorimin e medikamenteve për humbje peshe, është shpesh në qendër të vëmendjes për stilin e saj të guximshëm dhe përplasjet publike – si ajo me reperen Bhad Bhabie, të cilën e ka akuzuar për drama personale.

Ndërkohë, burime pranë çiftit Kardashian-Barker zbulojnë se Kourtney është e shqetësuar për sjelljen e vajzës dhe po kërkon të vendosë më shumë rregulla në familje.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat