back to top
18.5 C
Tirana
E mërkurë, 2 Korrik, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Vajza jote është e bukur, mund ta përdorim”/ Mediu i "Gërdecit" rrëfehet...

“Vajza jote është e bukur, mund ta përdorim”/ Mediu i “Gërdecit” rrëfehet para Asamblesë së OSBE

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka mbajtur një fjalim të drejtpërdrejt dhe kritik në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, ku denoncoi procesin zgjedhor të 11 majit në Shqipëri si të manipuluar dhe të ndikuar nga krimi i organizuar dhe abuzimi me pushtetin.

Mediu vlerësoi praninë e përfaqësuesve ndërkombëtarë në vëzhgimin e zgjedhjeve, por i cilësoi konkluzionet alarmante.

“Nuk po shkojmë drejt më shumë lirisë, por nga keq në më keq për sa i përket zgjedhjeve në Shqipëri”, – deklaroi ai.

Ai përmendi disa nga rastet që sipas tij janë dëshmi të manipulimit të votës:

Shpërndarja e 100 eurove për afro 800 mijë pensionistë një muaj para zgjedhjeve.

200 milionë dollarë gjoba të falura në prag të votimeve.

Rreth gjysmë miliardë dollarë në tendera në shkelje të ligjit.

Një ndër shembujt më të debatueshëm që solli në vëmendje ishte ai i një vajze 25-vjeçare që mori 92 vota në një burg me 112 të burgosur, gjë që Mediu e cilësoi si provë të qartë manipulimi dhe ndikimi të krimit të organizuar.

“Një kolegia ime shkoi të vëzhgonte zgjedhjet me vajzën e saj ditën e zgjedhjeve. E dini çfarë i thanë njerëzit e krimit të organizuar që kontrollonin atë zonë në qendrën e votimit? “Vajza jote është e bukur. Mund ta përdorim.” Kur kjo i thuhet një deputeteje, imagjinoni çfarë ndodh me qytetarët e zakonshëm.

Duhet të hapim sytë dhe të flasim hapur. Nuk dua që disa njerëz të lexojnë vetëm gjysmën e fjalisë nga njëra anë, dhe të tjerët gjysmën tjetër nga ana tjetër. Disa lexojnë nga e majta në të djathtë si latinët, e disa nga e djathta në të majtë si arabët. Le ta themi të vërtetën siç është: këto zgjedhje ishin një farsë. Dhe ne po përballemi me një situatë shumë kritike në Shqipëri, sepse nuk kemi më sistem parlamentar. Kemi një autokraci. Dhe një autokraci nuk zhvillon kurrë zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha ai

Ai ngriti gjithashtu shqetësime për bashkimin e partisë me shtetin, ku administrata publike, sipas tij, është shndërruar në një makinë elektorale në shërbim të partisë në pushtet.

Mediu u ndal edhe te përdorimi i drejtësisë si armë politike:

“Ka përpjekje të hapura për të futur të gjithë drejtuesit e opozitës në burg. Kjo nuk është drejtësi e pavarur – është një mekanizëm i kontrolluar për të asgjësuar opozitën”.

Ai e krahasoi situatën në Shqipëri me disa vende që kanë devijuar nga demokracia, duke përmendur edhe Gjeorgjinë, ndërsa e përmbylli fjalën me një apel të fortë:

“Këto zgjedhje ishin një farsë. Shqipëria nuk përmbush më as standardet minimale të NATO-s apo BE-së. Jemi përballë një autokracie që nuk zhvillon zgjedhje të lira dhe të ndershme.”

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat