back to top
26.5 C
Tirana
E diel, 1 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaVakanca e Zaçajt pa garë reale/ Gjykata e Lartë stopon procesin dhe...

Vakanca e Zaçajt pa garë reale/ Gjykata e Lartë stopon procesin dhe kërkon rishpallje

Gjykata e Lartë si organi i emërtesës për vendin vakant në Gjykaten Kushtetuese, në këtë rast të Holta Zaçaj, i kërkon Kuvendit të rihapë shpalljen për kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Pezullimi i procesit për plotësimin e vakancës së krijuar në GJK vjen pasi numri i kandidatëve në garë është nën tre. Kujtojmë se mandati i Holta Zaçaj ka përfunduar që në mars.

Njoftimi i plotë:

Në përmbushje të detyrimeve kushtetuese e ligjore, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi vijoi procesin e verifikimit të kushteve ligjore të kandidatëve të paraqitur për vendin vakant të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, shpallur nga Kuvendi më datë 30.09.2024,
– meqenëse numri i kandidatëve në garë, pas verifikimit kushteve ligjore, ka rënë nën 3 (tre);
– në respekt të dispozitave kushtetuese e ligjore, si dhe në funksion të parimit të rritjes konkurueshmërisë e të sigurimit të numrit minimal të kandidaturave, nëpërmjet shtimit të numrit të opsioneve për organin e emërtesës në procesin e përzgjedhjes së kandidaturave për këtë vend vakant;
– në zbatim të vendimit nr. 84/2024 të Gjykatës Kushtetuese, që ka sanksionuar se, “përtëritja e rregullt me një të tretën çdo tre vjet mbetet parim i rëndësishëm dhe ka përparësi ndaj kohëzgjatjes së mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese”;
– në mbështetje të pikës 1 të nenit 125 të Kushtetutës, të nenit 7/c të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të pikës 2 të nenit 218 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, si edhe të shkronjës “b” të pikës 49 të Vendimit nr. 4 datë 11.03.2019 “Për procedurën e verifikimit të kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi,

V E N D O S I:

1. Pezullimin e procedurës së verifikimit të kandidaturave dhe njoftimin e subjektit që e ka vënë në lëvizje, Kuvendin e Shqipërisë, për të vlerësuar rishpalljen e thirrjes për paraqitjen e kandidaturave për pozicionin vakant në Gjykatën Kushtetuese, shpallur më datë 30.09.2024.
2. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, në pjesën e përcaktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat