Monedha europiane euro vijon të qëndrojë në nivele të ulëta në raport me lekun. Të premten, 19 shtator, euro blihet në tregun valutor me 96.4 lekë dhe shitet me 97.3 lekë, duke shënuar një rënie të lehtë pas disa ditësh stabiliteti, kur blihej me 97.2 lekë dhe shitej me 98.2 lekë.
Ndërkohë, dollari amerikan ka shënuar një rritje të lehtë, duke u blerë me 81.8 lekë dhe shitur me 82.6 lekë. Paundi britanik ka shënuar ulje, blihet me 110.3 lekë dhe shitet me 111.8 lekë, ndërsa franga zviceriane është forcuar, duke u blerë me 102.8 lekë dhe shitur me 104 lekë.
Ekspertët e tregut paralajmërojnë se këto luhatje të lehta mund të ndikojnë tek importet dhe çmimet e produkteve të përditshme, ndërsa qytetarët këshillohen të ndjekin kursin e këmbimit para transaksioneve të mëdha valutore.