back to top
18.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaVeliaj dhe ndikimi i mundshëm mbi hetimet/ Rasti i prokurorit Dado

Veliaj dhe ndikimi i mundshëm mbi hetimet/ Rasti i prokurorit Dado

Etleva Skonja

Pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, më 10 shkurt 2025, prokurori i SPAK-ut, Olsi Dado, është bërë objekt i një fushate sulmesh politike dhe mediatike, që  dyshohet se ka synim të ndikojë në pavarësinë e hetimeve.

Veliaj ka akuzuar Dado-n për shkelje të etikës profesionale dhe konflikt interesi, duke kërkuar pezullimin e tij nga detyra.

Sulmet ndaj Dado nuk janë rastësore, por të orkestruara përmes deklaratave publike dhe përdorimit të mediave pranë individëve të afërt me Veliajn. Qëllimi dyshohet se eshte krijimi i një presioni publik mbi prokurorin, duke minuar autoritetin e tij në hetimet që përfshijnë kryebashkiakun dhe bizneset e lidhura me të.

Letra e Veliajt pranë Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë përmban akuza për qëndrime të njëanshme dhe përdorim të gjuhës fyese nga Dado gjatë seancave gjyqësore, si dhe pretendime për shkelje të procedurave ligjore dhe ndikim të jashtëm në hetim. Megjithatë, dokumentet e hetimit dhe provat e mbledhura deri tani nuk konfirmojnë pretendimet e Veliajt, duke e bërë situatën të duket më shumë si një fushatë politike sesa një shqetësim ligjor.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar duke dënuar këto sulme, duke theksuar se përpjekjet për presion ndaj prokurorëve të SPAK-ut cenojnë procesin e drejtë hetimor dhe pavarësinë e institucioneve të drejtësisë.

Kjo sjellje mund të krijojë precedent, për mënyrën se si politikanë të fuqishëm mund të përdorin individë dhe media për të krijuar ndikim mbi hetimet.

Për me tepër, sulmet e vazhdueshme ndaj Dados mund të jenë një mesazh i qartë për prokurorët e tjerë që hetojnë figura të larta të politikës, duke rrezikuar paanshmërinë dhe integritetin e SPAK-ut. Hetimet që lidhen me Veliajn përfshijnë kontrata publike, favore ekonomike dhe shpërdorim detyre, dhe një presion i drejtpërdrejtë ndaj prokurorit mund të minojë besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë.

Lobim në SHBA/ Kontrata, shuma marramendëse që Erion Veliaj u parapagoi avokatëve amerikanë

Përse u mbajt në burg Erion Veliaj?/ Zbardhet vendimi i Apelit

Erion Veliaj dhe bashkëshortja nën lupën e SPAK/ Sekuestrohen pasuri të çiftit

Brenda dosjes 77-faqëshe të Veliajt/ Sekuestrime, rrjedhje dhe konflikte interesi

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat