back to top
15.5 C
Tirana
E martë, 4 Nëntor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaVeliaj fiton, zgjedhjet në Tiranë anulohen/ Kushtetuesja rrëzon Qeverinë

Veliaj fiton, zgjedhjet në Tiranë anulohen/ Kushtetuesja rrëzon Qeverinë

Gjykata Kushtetuese ka marrë këtë të hënë vendimin në favor të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke rrëzuar dekretin e Presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës.

Vendimmarrja e trupës së gjyqtarëve ka qenë 5-3, duke u favorizuar rrëzimi i vendimit të Qeverisë që shkarkonte Veliajn, pas propozimit të bërë nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.

Me këtë vendim, anulohet edhe dekreti i Presidentit Begaj për caktimin e datës së zgjedhjeve, që ishte parashikuar të mbahej më 9 nëntor.

Në ankimin e tij, Veliaj argumentoi se mungesa e tij për tre muaj nga puna ishte e justifikuar dhe nuk mund të shërbente si arsyetim për shkarkim.

Vendimi për shkarkimin e kryebashkiakut ishte marrë nga Këshilli i Ministrave pas propozimit të Këshillit Bashkiak, ndërsa Presidenti Bajram Begaj kishte dekretuar më pas datën e zgjedhjeve. Me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të gjitha këto masa janë të pavlefshme.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat