back to top
5.5 C
Tirana
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetVeliaj: Kë do të padis për shpifje?/ "Nesti Angoni nuk ekziston"

Veliaj: Kë do të padis për shpifje?/ “Nesti Angoni nuk ekziston”

Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, reagoi me tone të forta gjatë seancës së fundit në Gjykatën Kushtetuese, duke e cilësuar procesin si të motivuar politikisht dhe duke ngritur dyshime mbi bazën e kallëzimeve që lidhen me të.

“Kë do të padis për shpifje unë nëse akuzat ndaj meje nuk dalin të vërteta? Nesti Angonin që nuk ekziston?” – tha Veliaj, duke vënë në dyshim ekzistencën e personit që sipas tij ka bërë kallëzimin.

Ai akuzoi gjithashtu prokurorin e posaçëm Ols Dado për hakmarrje personale dhe paralajmëroi se po krijohet një precedent i rrezikshëm, ku “monopoli për të shkatërruar jetën” po mbivendoset mbi kompetencat e gjykatës për të dhënë drejtësi.

Veliaj shtoi:

“Nëse do t’ju thoja që isha në një konflikt interesi me dikë për një leje ndërtimi apo se jam këtu për shkak të një njeriu që nuk ekziston si Nesti Angloni, mbase Këshilli i Ministrave mund të dëgjonte. Kë do të padis unë për kallëzim të rremë nëse kjo histori nuk është e vërtetë?

Po t’ju thoja që kryetarët e bashkive do të ishin nën presion për t’u futur fisin e prokurorëve të posaçëm në punë? Dhe kur nuk e bën, i thonë avokatit: ‘Ia tregoj unë atij’?

Dëgjesa do të na ndihmonte të dëgjonim pse jam këtu. Mos t’i lejohet që monopolit të dikujt që ka për të shkatërruar jetën t’i mbivendoset monopolit të gjykatës për të dhënë drejtësi.”

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat