back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 20 Nëntor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaVeliaj kërkon ndërhyrjen e GJKKO/ "Aktet e dosjes nuk përputhen me USB-në...

Veliaj kërkon ndërhyrjen e GJKKO/ “Aktet e dosjes nuk përputhen me USB-në e prokurorisë”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme një kërkesë zyrtare, ku kërkon t’i garantohet e drejta për t’u njohur realisht dhe efektivisht me materialet e dosjes ndaj tij. Veliaj ndodhet prej më shumë se 9 muajsh në paraburgim, ndërkohë që, sipas kërkesës, ai ende nuk ka pasur mundësi të lexojë asnjë faqe të dosjes hetimore.
Sipas pretendimeve të tij, kjo situatë ka ardhur për disa arsye:

USB-ja e dorëzuar avokatëve nuk mund të përdoret brenda kushteve të sigurisë së burgut;

Gjykata nuk i ka vënë në dispozicion një kopje fizike të dosjes;

Aktet e depozituara në gjykatë rezultojnë të ndryshme nga ato të përfshira në USB e dorëzuar nga prokuroria.

Veliaj argumenton se këto mangësi përbëjnë një shkelje serioze të të drejtës për mbrojtje efektive, të garantuar nga neni 31 i Kushtetutës dhe neni 6 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Ai kërkon dy elementë bazë për të ushtruar mbrojtjen:

Një kopje fizike të plotë të dosjes;

Kohën e nevojshme për të përgatitur mbrojtjen.

Në kërkesë, Veliaj thekson se vazhdimi i procedurës pa garantuar këtë të drejtë themelore e bën të pavlefshëm çdo veprim të mëtejshëm gjyqësor, duke e kthyer procesin në një formalitet që, sipas tij, cenon drejtësinë dhe të drejtat e tij.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat