back to top
11.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaVeliaj kundër gjyqtares Deda/ "Nuk po dëgjohem, po largohem nga salla"

Veliaj kundër gjyqtares Deda/ “Nuk po dëgjohem, po largohem nga salla”

Seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u karakterizua nga debate të forta mes avokatëve të tij dhe trupit gjykues. Veliaj kërkoi përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda, duke argumentuar se nuk i ishte dhënë mundësia të mbrohej në mënyrë efektive.

Avokatja e tij, Valentina Teodoresku, deklaroi se nuk ka pasur mundësi të njohë me detaje aktakuzën dhe materialet e hetimit. Ajo kërkoi shtyrjen e seancës për t’i dhënë klientit mundësinë e mbrojtjes së plotë.

Megjithatë, GJKKO rrëzoi kërkesën e avokates. Gjyqtarja Etleva Deda arriti në përfundimin se faza e mbrojtjes ishte e ezauruar, duke vendosur të vazhdojë me procedurat pa shtyrje.

Pas këtyre diskutimeve, Veliaj reagoi me pakënaqësi, duke deklaruar se “nuk po dëgjohet” dhe u largua nga salla e gjyqit.

Seanca e radhës pritet të zhvillohet në ditët në vijim.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat