Gjykata Kushtetuese, me vendim unanim, rrëzoi kërkesën e Presidencës për të marrë pjesë si palë në çështjen e ankimit të Erion Veliajt, duke argumentuar se dekreti për zgjedhjet nuk mund të shqyrtohet nga Kushtetuesja në këtë fazë.
Trupa gjykuese theksoi se dekreti do të trajtohet në themel të çështjes dhe do të vendoset në fund, si pjesë e çdo elementi tjetër të padisë.
“Çështja e juridiksionit të Gjykatës për shqyrtimin e dekretit të presidentit është e lidhur me themelin e mosmarrëveshjes. Kërkesa juaj nuk pranohet në këtë fazë të shqyrtimit, por do të trajtohet si pjesë e themelit të çështjes,” – tha gjyqtarja Holta Zaçaj.
Ky vendim vjen në kuadër të shqyrtimit të çështjes për pezullimin e zgjedhjeve në Tiranë dhe kompetencave të institucioneve përkatëse për kryebashkiakun Veliaj.



 
                                    