back to top
7.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitet"Veliaj"/ Kushtetuesja vepron menjëherë, cakton relatoren, emri

“Veliaj”/ Kushtetuesja vepron menjëherë, cakton relatoren, emri

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka paraqitur ankim në Gjykatën Kushtetuese, duke kundërshtuar vendimin e shkarkimit të tij nga Këshilli i Ministrave. Menjëherë pas depozitimit, Kushtetuesja ka caktuar relatoren e çështjes, gjyqtaren Sonila Bejtja, dhe ka nisur procedurat për shqyrtimin e ligjshmërisë së vendimit.

Veliaj e konsideron vendimin të paligjshëm dhe antikushtetues, duke iu referuar nenit 115 të Kushtetutës, që parashikon shkarkimin e një kryetari bashkie vetëm për shkelje të rënda, si dënim penal me vendim të formës së prerë ose mungesë të pajustifikuar tre muaj rresht.

Në ankim, kryebashkiaku thekson se mungesa e tij në detyrë ka ardhur për shkak të paraburgimit si masë sigurie dhe jo me vullnetin e tij, duke argumentuar se zgjatja e shkarkimit përtej përcaktimeve kushtetuese do të ishte antikushtetuese.

“Mosparaqitja në detyrë për tre muaj përbën shkelje të rëndë vetëm nëse është e pajustifikuar dhe buron nga vullneti i kryetarit. Në rastin tim, mungesa ishte pasojë e një mase sigurie, pra e pavarur nga vullneti im”, deklaroi Veliaj.

Me depozitimin e ankimit dhe caktimin e relatores, shkarkimi i Veliajt pezullohet dhe ndalohet përkohësisht shpallja e një date për zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e Tiranës, deri sa Kushtetuesja të marrë vendim përfundimtar.

Vendimi për shkarkimin ishte marrë më 25 shtator, pas mungesës 7-mujore të Veliajt në detyrë për shkak të arrestit me burg nga SPAK, dhe pas votimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës gjashtë ditë më parë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat