back to top
3.5 C
Tirana
E mërkurë, 12 Shkurt, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaVeliaj mbetet në burg, ndryshohet masa për bashkëshorten/ GJKKO mbështet prokurorin Olsi...

Veliaj mbetet në burg, ndryshohet masa për bashkëshorten/ GJKKO mbështet prokurorin Olsi Dado

Kryebashkiaku Erion Veliaj, bashkëshortja dhe biznesmenët e arrestuar janë përballur sot me togat e zeza, për masën e sigurisë.

Seanca ka nisur në orën 8 e 30 të mengjesit, por është shtyrë me kërkesë të avokatëve të Veliajt për t’u njohur me dosjen.

Më pas seanca ka nisur në orën 13.30 minuta.

Në këtë seancë avokatët kanë ofruar garanci pasurore për Erion Veliajn, për ndryshimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ si dhe kanë kërkuar masën detyrim paraqitje për Ajola Xoxën.

Pas rreth 6  orësh zhvillimi, trupi gjykues u tërhoq për të marrë vendimin.

Gjyqtari Erjon Bani, pasi ka qëndruar më shumë se dy orë në Dhomën e Këshillimit, ka vendosur që të lërë në fuqi masën “arrest në burg” për kryetarin e Bashkisë Tiranë , Erion Veliajn dhe biznesmenin Elman Abule.

Për Ajola Xoxën ka vendosur detyrim paraqitje.

Për 5 biznesmenët e tjerë mbetet në fuqi masa “detyrim paraqitje”.

Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Ndaj biznesmenit Abule rëndon akuza e pastrimit të parave, ndërsa për 5 të tjerët vetëm ajo e korrupsionit aktiv.

Njoftimi i GJKKO:

Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
me datë 11.02.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “. Marrjen në
pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit dhe nevojat e sigurimit
personal të vendosur për personat nën hetim Erion Vliaj, Ajola Xoxa, Elman Abule,
Gentjan Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi dhe Shkëlqim Fusha me vendimin
Nr. 7 Akti, datë 09.02.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin
dhe Krimin e Organizuar; 2. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit me karakter
shtrëngues të vendosur ndaj këtyre shtetasve”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet
112, 248 dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 14, datë 12.02.2025, vendosi:

Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i
K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Erion Veliaj
me vendimin Nr. 7,
datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar.

Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” caktuar ndaj
personit nën hetim Ajola Xoxa
me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës
së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me
masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u
paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga nenet 233 dhe 234 i
K.Pr.Penale.

Urdhërohet personi nën hetim Ajola Xoxa që të paraqitet para oficerëve të
policisë gjyqësore A.H, S.G, R.N dhe B.K, të Premten e parë dhe të tretë të çdo
muaj, ora 11:00.

Urdhërohet personi nën hetim Ajola Xoxa të mos largohet nga territori i
Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës, në referim të nenit 233 pika
1 të K.Pr.Penale “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.

Ndalohet përdorimi i pasaportës dhe dokumenteve të tjerë identifikues të vlefshme
për daljen jashtë shtetit, për personin nën hetim Ajola Xoxa.

Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i
K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Elman Abule
me vendimin Nr. 7,
datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al
Krimin e Organizuar.

Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë
gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën
hetim Gentjan Sula
me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme
të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:

Urdhërohet personi nën hetim Gentjan Sula që të paraqitet para oficerëve të
policisë gjyqësore A.H, S.G, Z. R.N dhe B.K, të Premten e parë dhe të katërt
të çdo muaj, ora 14:00.

Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë
gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën
hetim Meriman Palushi
me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së
Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë
ndryshim:

Urdhërohet personi nën hetim Meriman Palushi që të paraqitet para oficerëve të
policisë gjyqësore A.H, S.G, Z. R.N dhe B.K, të Premten e parë dhe të katërt
të çdo muaj, ora 14:30.

Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë
gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën
hetim Fatmir Bektashi
me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së
Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë
ndryshim:

Urdhërohet personi nën hetim Fatmir Bektashi që të paraqitet para oficerëve të
policisë gjyqësore A.H, S.G, Z. R.N dhe B.K, të Premten e parë dhe të tretë të
çdo muaj, ora 11:15.

Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë
gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën
hetim Shkëlqim Fusha
me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së
Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë
ndryshim:

Urdhërohet personi nën hetim Shkëlqim Fusha që të paraqitet para oficerëve të
policisë gjyqësore A.H, S.G, R.N dhe B.K, të Enjten e parë dhe të katërt të çdo
muaj, ora 14:30.

Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit
për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky
afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

    spot_img
    ARTIKUJ TË NGJASHËM
    - Advertisment -spot_img

    Më të Lexuarat