back to top
20.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Prill, 2025
spot_img
KreuAktualitetVeliaj merret në pyetje/ Qytetarët protestojnë kundër tij, para SPAK-ut

Veliaj merret në pyetje/ Qytetarët protestojnë kundër tij, para SPAK-ut

Disa qytetarë kanë protestuar para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, teksa kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u paraqit këtë të enjte në SPAK.

Në pankartat e tyre shkruhet: ”Hajdut, po të zënë hakat e Kombinatit”, apo “Deri në 12 me familjen pastaj me kolegët”. Në shenjë simbolike protestuesit kanë shtruar edhe një tapet të kuq dhe presin daljen e Veliajt nga SPAK me protesta.

Kryebashkiaku Veliaj po jep deklarime në lidhje me hetimin e regjistuar nga SPAK, për veprën penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”.

BKH me urdhër të SPAK, ditë më parë i sekuestroi celularin gruas së Veliajt, Ajola Xoxës, pas një kontrolli të zhvilluar në banesën e tyre, teksa kryebashkiaku nuk ishte në Shqipëri.

Gjykata e Posaçme e Apelit dy ditë më parë, refuzoi ankimin e bërë nga Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kundër vendimit që lejoi SPAK-un ta kontrollojë dhe sekuestrojë aparatin telefonik celular.

Në të njëjtin vendim Apeli rrëzoi të njëjtat pretendime të ngritura kundër kontrolleve nga vëllai i kryebashkiakut, Arbër Veliaj dhe dy kompani, ambientet e të cilave kaluan në filtrën e agjentëve të BKH.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat