Mëngjesin e sotëm raportohet se Byroja Kombëtare e hetimit, ka ushtruar kontroll në shtëpinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, gjithashtu edhe në zyrën e tij.
Ende nuk ka asgjë zyrtare, por pas qarkullimit të këtyre informacioneve në media, ka reaguar Veliaj, i cili nuk ndodhet në Shqipëri.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Veliaj shkruan “Mirëmëngjes nga kopshti zoologjik, Tiranë”, duke e shoqëruar me pamjet e një tigri.
Një mesazh ky me shumë kuptime, por për kë ta ketë Veliaj, për kryeministrin Edi Rama, apo për SPAK-un?