back to top
18.5 C
Tirana
E enjte, 13 Mars, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaVeliaj në burg/ Avokati Haxhia: Masa është absurde

Veliaj në burg/ Avokati Haxhia: Masa është absurde

Avokati Maks Haxhia ka folur për mediat pasi Apeli i GJKKO-së la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. 

Haxhia tha se Prokuroria nuk solli asnjë provë të re dhe se kjo masë sigurie për kryebashkiakun Veliaj është absurde. 

“Prokuroria nuk solli asnjë provë të re. Masa e tillë një absurditet që ndodh vetëm në Shqipëri, aq më tepër për vepra të tilla që nuk kanë rrezikshmëri.

Nuk mund të vendoset një masë e tillë për një kryebashkiak të zgjedhur 3 herë dhe t’i thuash je i rrezikshëm.

Rrezikshmëria është e lidhur me mundshmërinë për të kryer vepra të tjera të rrezikshme penale që dëmtojnë jetën dhe shëndetin e dikujt”, tha avokati Haxhia. 

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat