back to top
15.5 C
Tirana
E enjte, 20 Nëntor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaVeliaj në paraburgim/ SPAK ndalon takimin me misionin e KE-së

Veliaj në paraburgim/ SPAK ndalon takimin me misionin e KE-së

Prokuroria e Posaçme SPAK ka refuzuar kërkesën e misionit monitorues të Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës për të zhvilluar një takim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili mbahet në paraburgim në IEVP Durrës që nga shkurt 2025.

Misioni i Këshillit të Europës vizitoi Shqipërinë më 17-19 nëntor dhe kishte kërkuar të takonte Veliajn për t’u njohur me situatën e tij, por SPAK vendosi të mos aprovojë këtë takim.

Gjatë qëndrimit dyditor në Tiranë, misioni monitorues zhvilloi takime të shumta me institucionet shqiptare, duke përfshirë Avokatin e Popullit dhe Gjykatën Kushtetuese. Në takimin me Gjykatën Kushtetuese u diskutua mbi kuadrin ligjor shqiptar për qeverisjen dhe autonominë vendore, si dhe rastet kur Gjykata ka ndërhyrë për të zgjidhur konflikte kompetencash midis organeve qendrore dhe lokale.

Gjithashtu u trajtuan ankimet individuale lidhur me shkarkimin e kryetarëve të bashkive dhe komunave, përfshirë rastin e kryebashkiakut Veliaj.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat