back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 12 Mars, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaVeliaj nuk del nga qelia/ Apeli i GJKKO shtyn seancën

Veliaj nuk del nga qelia/ Apeli i GJKKO shtyn seancën

Shtyhet seanca në Gjykatën e Apelit të Posaçëm për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Seanca e radhës pritet që të mbahet të mërkurën në orën 12:30.

Avokatët e tij mbrojtës do të njihen me prova të reja. Ndërkohë mësohet që kryebashkiaku Veliaj ende nuk ka mbajtur fjalën e tij.

2 avokatët e Veliajt, Ermir Beta dhe Artur Selmani kanë kërkuar masë më të butë sigurie kundrejt garancisë pasurore, me argumentin se nuk ka rrezik që të prishë provat.

Edhe Romina Zano, avokatja e Abules ka kërkuar masë më të butë kundrejt garancisë pasurore. 

Masën e sigurisë nuk e ka ankimuar në Shkallën e Dytë të gjyqësorit Ajola Xoxa, Sokol Kryeziu dhe Fatmir Bektashi. Seanca e kësaj të marte pritet të zgjasë, ku më pas gjyqtari Engert Pëllumbi do tërhiqet në dhomë këshillimi për të shpallur më pas vendimin, nëse do lërë në fuqi vendimin e datës 12 shkurt të GJKKO apo në rast se do ndryshojë vendimin e shkallës së parë.

Kryebashkiaku Veliaj mbahet në qeli që prej 10 shkurtit dhe akuzohet për veprat penale “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”, të kryer në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, e cila po hetohet në masë detyrim paraqitje, edhe për mosdeklarim pasurie.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat