back to top
32.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetVeliaj thirrje diasporës: Regjistrohuni për zgjedhjet e 11 majit

Veliaj thirrje diasporës: Regjistrohuni për zgjedhjet e 11 majit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit që të regjistrohen për zgjedhjet e ardhshme të 11 majit dhe të votojnë për Partinë Socialiste. Këtë fundjavë, për herë të parë në historinë e zgjedhjeve pluraliste të

“Këtë fundjavë nisi për herë të parë në historinë e zgjedhjeve pluraliste regjistrimi i votuesve të 11 majit në diasporë.

Kush është jashtë dhe dëshiron të marrë pjesë në zgjedhje, duke votuar me postë nga aty ku banon, duhet të regjistrohet që të marrë fletën -votimit në adresën e tij/saj dhe pastaj ta rikthejë me atë postë.

Ne e mbajtëm fjalën dhe e miratuam ligjin për votimin nga jashtë vendit, tani është radha juaj të na jepni mbështetjen që të vazhdojmë përpara Bashkë për Shqipërinë 2030”, u shpreh Veliaj.

Ai theksoi se qeveria ka mbajtur premtimin e saj duke miratuar ligjin për votimin nga jashtë vendit, një hap i rëndësishëm për përfshirjen e diasporës në procesin demokratik të vendit. Procesi i regjistrimit është tashmë i hapur dhe Veliaj inkurajoi të gjithë shqiptarët në mërgim të bëhen pjesë e këtij momenti historik duke dhënë kontributin e tyre në zhvillimin e vendit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat