Gazment Bardhi nuk i ka ndaluar akuzat ndaj Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha, duke i përmendur edhe vëllain.
Ai i tha Hoxhës, se i vëllai do të marrë në qafë veten dhe zv.kryeministren Belinda Balluku.
“Së pari njëherë turmë je ti dhe çeta e hajdutëve që të rrethon ty duke përfshirë dhe tët vëlla që do marrë në qafë veten dhe Belinda Ballukun bashkë me të, do ta mësosh shumë shpejt pse po e them këtë, që është një hajdut atje në OSHEE që vjedh paratë e qytetarëve dhe të energjisë elektrike të qytetarëve
Ju jeni tufë jo ne deputetët e opozitës. Së dyti nuk e di a lexove sms-në që të kishte dërguar Edi Rama apo sms-në që të kishin dërguar banda e Troplinëve të Durrësit, ushtar i së cilës je ti zotrot
Je një njeri, ushtar i bandave të Durrësit që me marrëveshje me njeri-tjetrin të kanë zgjedhur ty si ministër i Brendshëm dhe kjo nuk është as gënjeshtër, as e pavërtetë, është një e vërtetë e madhe që e dinë mirë kolegët e mi të PS-së, ministrat kolegët e tu dhe e di mirë dhe ti që i falesh bandave të Durrësit dhe familjes së madhe, organizatës se nuk i di as emrin. Përfaqësues i tyre je ti. Kartelit po”, deklaroi Bardhi.