back to top
18.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaVëllai i kryebashkiakut Veliaj para SPAK/ Hetimet ndaj familjes vijojnë

Vëllai i kryebashkiakut Veliaj para SPAK/ Hetimet ndaj familjes vijojnë

Në mëngjesin e kësaj të enjteje, Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur në SPAK. Sipas burimeve, ai është thirrur në kuadër të hetimeve ndaj familjes Veliaj, ku banesat dhe bizneset e tyre kanë qenë objekt i kontrolleve të autoriteteve. Arbër Veliaj pritet të pyetet në cilësinë e personit që ka dijeni dhe është paraqitur pa avokat.

Më 23 korrik, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpall zyrtarisht i pandehur për akuzat e korrupsionit, deklarimit të rremë të pasurisë dhe pastrimit të parave. Hetimet përfshijnë gjithashtu bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

Që nga data 10 shkurt e këtij viti, Erion Veliaj ndodhet në paraburgim. Hetimet janë në bashkëpunim edhe me Ajola Xoxën dhe gjashtë sipërmarrës të tjerë, përfshirë biznesmenin Elman Abule, i cili aktualisht ndodhet nën masën e arrestit shtëpiak.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat