Kreu i PD-së, Sali Berisha, sërish ka shenjëstruar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, duke përmendur biznesin e vëllait të tij.
Kujtojmë se mëngjesin e sotëm, Veliaj reagoi ashpër ndaj Berishës, duke thënë se ai nuk përmend familjen por fakte korruptive.
Por, sipas Berishës vëllai i Veliajt ka përfituar tendera në mënyrë të kundërligjshme.
“I vëllai i Erion Veliajt, vitin që i vëllai iu bë kryetar bashkie, bleu me 100 euro një kompani. Sot është me 32 milionë euro. Tendera të fituara që të gjitha në kundërshtim me ligjet”, ka thënë Berisha.
Më tej Berisha,m ndërsa ka risjellë në vëmendje projektet e realizuara kur ai ishte në pushtet ka shenjëstruar edhe zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
Sipas Berishës, në 14 lote, 14 kontrata firmos Belinda Balluku për 13 kilometra unazë të Tiranës.
“Nuk ka në planet, kjo është për Gines.
Po ne kemi ndërtuar Rrugën e Kombit 64 kilometra, një kompanie dhe e ka përfunduar brenda dy vitesh. Kemi përfunduar rrugën Ibë-Bradashesh për 20 muaj një kompani.
Ajo të nesërmen shkon atje, merr një buldozer dhe një skrap dhe duket sikur po punon vetë e thotë se unaza do përfundojë brenda këtij viti, paçka se e ka trupëzuar edhe në buxhetin e vitit 2027 punimet në unazë.
Pra, paratë që të gjitha janë. Nuk ka asnjë vështirësi.
Dhe unë ua them ju, këto premtime janë me rezerva. Askush të mos mendojë se janë maksimalizma. Unë personalisht bëj atë që mund të realizoj. Por prapë jam i bindur se këtu ka rezerva”, ka thënë Berisha gjatë takimit që mbajti me grupet e punës të Tiranës.