Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e një sherri me thika në Rrugën “Tirana” në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se konflikti ka ndodhur në orën 20:30, ku, sipas informacioneve fillestare gjithçka ka ndodhur pas një sherri për motive të panjohura deri tani, për hetuesit.
“Me datë 27.10.2024 në ora 20:30, Policia në Prishtinë, ka pranuar informatën lidhur me një mosmarrëveshje në Rr.Tirana, në Prishtinë. Sipas informacioneve fillestare që kemi, bëhet fjalë për një mosmarrveshje mes ty personave, ku dyshohet se njëri ka goditur personin tjetër me një mjet të mprehtë.
Ekipi shëndetësor ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Policia është duke u marrë me rastin dhe hetimet janë duke u zhvilluar nga njësitet kompetente për të sqaruar motivin apo rrethanat tjera që kanë shkaktuar këtë rast të rëndë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Personi që dyshohet deri më tani se qëlloi me thikë vëllanë e tij, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme në rrugë, ndodhet në urgjencën e Prishtinës dhe është duke marrë ndihmë mjekësore.
“Një i lënduar me armë të ftohtë, është duke u trajtuar në Qendrën Emregjetnte, për momenti janë duke u kry ekzaminimet e duhura, në gjendje stabile është”, ka thënë drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla.