back to top
17.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetBotaVendimi për pushtimin e plotë të Gazës/ Reagon ashpër lideri i opozitës...

Vendimi për pushtimin e plotë të Gazës/ Reagon ashpër lideri i opozitës izraelite

Udhëheqësi i opozitës izraelite, Yair Lapid, e ka cilësuar miratimin nga Kabineti i Sigurisë të planit për marrjen e kontrollit të Qytetit të Gazës si “një katastrofë që do të çojë në shumë katastrofa të tjera”.

Në një reagim në platformën X, Lapid tha se kjo masë është “krejtësisht në kundërshtim me qëndrimin e ushtrisë dhe të establishmentit të mbrojtjes, pa marrë në konsideratë lodhjen dhe rraskapitjen e trupave luftarake”.

Sipas tij, kryeministri Benjamin Netanyahu është “tërhequr” në këtë veprim nën presionin e ministrave të ekstremit të djathtë, Itamar Ben Gvir dhe Bezalel Smotrich, duke paralajmëruar se një operacion i tillë do të “zgjaste shumë muaj, do të sillte vdekjen e pengjeve, vrasjen e shumë ushtarëve, do t’i kushtonte dhjetëra miliarda taksapaguesve të Izraelit dhe do të shkaktonte një kolaps diplomatik”.

Edhe më i ashpër ishte reagimi i Yair Golan, udhëheqësi i partisë opozitare të krahut të majtë, Demokratike të Izraelit, i cili e quajti vendimin “një dënim me vdekje për pengjet dhe familjet e tjera të pikëlluara”.

“Vendimi i kabinetit të sonte, që bie ndesh me qëndrimin e shefit të shtabit të përgjithshëm të IDF-së, është një katastrofë për brezat që do të vijnë,” deklaroi Golan në X.

Sipas tre burimeve izraelite, përpara votimit në kabinet, shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë izraelite, Eyal Zamir, kishte paralajmëruar kundër një pushtimi të plotë të Gazës.

“Fëmijët dhe nipërit tanë do të patrullojnë rrugët e Gazës, ne do të paguajmë qindra miliarda gjatë viteve, dhe e gjithë kjo për shkak të konsideratave të mbijetesës politike dhe vizioneve mesianike,” u shpreh Golan.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat