back to top
31.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuSportiVendosi rekord unik për Real Madrid, Ancelotti: Sukses i rëndësishmen

Vendosi rekord unik për Real Madrid, Ancelotti: Sukses i rëndësishmen

Real Madrid konfirmohet “mbret” në botën e futbollit, pa diskutim ekspert të finaleve. Reali  “vesh me të bardha” trofeun e Kupës Interkontinentale, mund të ndryshojë emër, mund të ndryshojnë protagonistët, por fakt është se Reali është ekipi që ka fituar më shumë këtë trofe të FIFA-s, plot nëntë herë në histori.

Një mbrëmje speciale edhe për Carlo Ancelottin, me teknikun italian që shndërrohet në trajnerin që ka fituar më shumë në trofe në historinë e Real Madrid, plot 15 të tillë.

Pachuca nuk ishte rivali më i fortë i mundshëm, por Ancelotti e kishte vlerësuar maksimalisht këtë takim duke hedhur në fushë yjet e ekipit, me Mbappe në majën e sulmit i mbështetur nga Vinicius jr, Rodrygo dhe Bellingham.

Meksikanët nuk kishin se çfarë të humbisnin, për këtë arsye e nisën ndeshjen në sulm, por portieri Courtois mbajti Realin në lojë deri në minutën e 37-të ku një shpërthim i Vinicius solli dhe golin e parë, me brazilianin që ftoi Mbappe-n të realizonte me portën e boshatisur.

Me fillimin e pjesës së dytë ishte Rodrygo që me një aksion personal realizoi një super gol duke dyfishuar shifrat. Ancelotti nisi valsin e zëvendësime, ndërsa në minutën e 84-ët, Lucas fitoi një 11-metërsh.

Nga pika e bardhë, Vinicius realizoi edhe golin e tretë për Realin duke mbyllur llogaritë me Kupën Interkontinentale. Në fund, festa ishte e gjitha për lojtarët e Realit dhe trajnerin Ancelotti, me këtë të fundit që nuk i fshehu emocionet për suksesin në këtë turne:https://www.youtube.com/embed/LAfLgb6WOrA?feature=oembed

“Jam shumë i lumtur, është një sukses i rëndësishëm. Bëmë shumë mirë në nivel ofensivë, Kylian dhe Rodrygo luajtën mirë, jemi shumë të lumtur”, u shpreh Ancelotti.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat