Në Tiranë po zhvillohet Konferenca me temë “30 vite partneritet dhe progres: Shqipëria, Këshilli i Evropës dhe Komisioni i Venecias”, një aktivitet që shënon tri dekada bashkëpunimi mes vendit dhe institucioneve më të rëndësishme evropiane në fushën e demokracisë dhe sundimit të ligjit.
Diskutimet po ndahen në tre panele kryesore, me fokus në:
Reformën në drejtësi dhe procesin e vettingut,
Reformën zgjedhore,
dhe drejtësinë kushtetuese.
Në panelin për reformën në drejtësi, presidentja e Komisionit të Venecias, Hanna Suchocka, vlerësoi lart progresin e bërë nga Shqipëria në reformimin e sistemit gjyqësor, duke iu referuar opinionit të vitit 2016 të këtij institucioni.
“Shqipëria ka bërë hap madhor drejt reformimit të gjyqësorit. Kjo është theksuar qartësisht në opinionin e Komisionit të Venecias të vitit 2016. Komisioni ka përgëzuar autoritetet shqiptare dhe ekspertët e Komisionit të Posaçëm në lidhje me përgatitjen e Reformës Kushtetuese për gjyqësorin. Ne vazhdojmë që të kemi dialog të përhershëm,” deklaroi Suchocka.



