back to top
6.5 C
Tirana
E premte, 27 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitet"Vengu kompeson imazhin e zi të Çuçit, Blendi Klosi, kumarxhi"/ Berisha akuza të...

“Vengu kompeson imazhin e zi të Çuçit, Blendi Klosi, kumarxhi”/ Berisha akuza të rënda ndaj socialistëve

Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar lëvizjet  e fundit në Partinë Socialiste.

Sipas tij, degdisja apo transferimi i Blendi Klosit ka të bëjë me personalitetin e Blendi Klosit, i cili është i njohur tashmë, është i demaskuar si njëri nga bixhozxhinjtë më të mëdhenj të Shqipërisë.

“Blendi Klosi është një kumarxhi i sëmurë, dhe nuk e pranojnë kudo që e çojnë, e përçmojnë.

Dhe tani ta çojë atje në Peshkopi, ata janë një republikë tjetër. Ata në fakt i japin ujë me bisht të lugës Blendi Klosit.

Kështu që e çojnë për ta internuar Blendi Klosin.

As fiton, por i turpëruar prej tij prej borxheve të tmerrshme që ka krijuar me kumar, i sëmurë si kumarxhi, e çojnë tani gjoja në Peshkopi.

Kjo është historia e Blendi Klosit”, është shprehur Berisha.

Më tej Berisha është ndalur tek Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu.

Edhe Vengu, sipas Berishës, rezulton bashkautor në krime të rënda me drogën si drejtor porti si dhe rezulton një ushtar i bandave dhe i Lubi Ballukut.

“Po pse? Se Çuçi edhe ai është i diskredituar.

Çuçi është i refuzuar gjerësisht nga qytetarët e Vlorës.

Vëngun e dërgoi gjoja për të kompensuar imazhin e nxirë të Çuçit. E vërteta është se imazhi i Pirro Vengut është po aq i nxirë sa imazhi i Çuçit.

Natyrisht ky thotë do dal haptas dhe u thotë atyre të tjerëve, por garën e tij do t’ua publikoj këto ditë stafin elektoral të Edi Ramës në Shkodër, do i shihni vetë se kush është staf elektoral i Edi Ramës.

Por e garantoj se nuk do e gëzojë atë mandat, nuk do e marrë dot.

Koha fakton se po ecën në mënyrë të pamëshirshme për ne.

Edi Rama do marrë vendin që u takon padrinove ose bosëve të organizatave kriminale.

Nuk kemi asgjë të përcaktuar se kur do përcaktohen, të parëve do ua them gazetarëve.

Në qoftë se mendon se Sali Berisha imiton Edi Ramën, është akti i fundit që do bënte para se do vriste veten…

Mos e pyet…”, është shprehur Berisha.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat