back to top
8.5 C
Tirana
E premte, 14 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitetVengu i përgjigjet Berishës: “Më shumë kërcënime sesa të vërteta”

Vengu i përgjigjet Berishës: “Më shumë kërcënime sesa të vërteta”

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu hedh poshtë pretendimet se “kryeministri Edi Rama i ka kërkuar dorëheqjen”.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me një deklaratë të Sali Berishës, Vengu e mohoi kategorikisht një kërkesë të tillë, duke e cilësuar pretendimin si “delir politik”.

“Mua nuk më shokojnë aspak delire të kësaj natyre.

Jam ambientuar me rrëfime të tilla, të cilat i marr më shumë si kërcënime të zotit Berisha, i cili nuk ka frikë nga ushtrimi i pozitës drejtuesit të opozitës shqiptare për të ushtruar kërcënime, trysni nga më të ndryshmet, sidomos për dikastere siç janë dikastere të sigurisë kombëtare, siç është Ministria e Mbrojtjes.

Nuk janë fare të vërteta këto gjëra dhe lutem herën tjetër kur flasim për projektbuxhetin t’i përmbahemi projektbuxhetit dhe të mos flasim për delire të kësaj natyre”, u përgjigj ministri i Mbrojtjes.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat