back to top
22.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësia"Vetingu, lista e shkarkimeve u hartua nga PS-ja"/ Berisha: Do të rishqyrtojmë...

“Vetingu, lista e shkarkimeve u hartua nga PS-ja”/ Berisha: Do të rishqyrtojmë reformën në drejtësi

“Vetingu është një nga aktet më madhore korruptive në histori, përjashtuan të gjithë ata prokurorë dhe gjyqtarë që nuk ishin me PS”.

Kështu ka deklaruar sot, kreu i PD-së Sali Berisha.

Sipas tij, rishqyrtimi i Reformës në Drejtësi është i një rëndësie vendimtare për fatin e demokracisë në Shqipëri, pasi nuk mund të ketë kurrë demokraci pa një proces të drejtë ligjor, pa një drejtësi të varur dhe të kontrolluar nga ligji.

Deklarata e plotë:

Një nga arritjet më të mëdha dhe më historike të PD, por edhe më e vështira ka qenë, paraqitja para botës e së vërtetës të pseudoreformës së Xhorxh Sorosit për Drejtësinë shqiptare dhe damkosja si një armë politike në duart e narkokrimit, narkoregjimit. Ia dolëm.

Kurrë se ne kemi një forcë magjike, por sepse ne thamë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën para partnerëve, miqve dhe aleatëve tanë.

Dhe u them unë ju që, vetëm me këtë PD edhe opozita arriti t’i bëjë një shërbim të jashtëzakonshëm Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kjo reformë, de fakto, privoi qytetarët shqiptarë nga drejtësia dhe e drejta.

Kjo reformë, i dha Edi Ramës anën kundër opozitës. Por duhet të ndihemi të qetë. Janë 3 rezoluta ndërkombëtare të cilat, e denoncojnë Drejtësinë shqiptare si asnjë Drejtësi tjetër në ndonjë vend.

Natyrisht, këto janë një bazë shumë e mirë dhe një detyrim madhor i PD për të ndërmarrë reformën e vërtetë në Drejtësi. Kjo reformë në Drejtësi, do të synojë angazhimin e ekspertëve më të mirë konstitucionalistë, jo aventurierë, siç bëri Xhorxh Sorosi me mafien e tij, por konstitucionalistët më të mirë të Europës dhe SHBA-ve dhe Komisionin e Venecias.

Rishqyrtimi i Reformës në Drejtësi është i një rëndësie vendimtare për fatin e demokracisë në Shqipëri. Nuk mund të ketë kurrë demokraci pa një proces të drejtë ligjor, pa një drejtësi të varur dhe të kontrolluar nga ligji.

Ne, mund të themi se betejën e fituam. Mos harroni se sa qindra deklarata keni dëgjuar ju, edhe nga zyrtarë më të lartë në mbështetje të hiçit. Por ne nuk u tërhoqëm, sepse ne besojmë se scam-i që ndërrohet mbi mashtrimin dhe gënjeshtrën që mund të qendrojë.

Ja ku është sot, më e damkosur, më e damkosur se çdo Drejtësi tjetër Drejtësia e republikës së Xhorxh Sorosit.

Padiskutim që, Vetingu është një nga aktet më madhore korruptive në histori. Ua them unë ju. Dora e parë e Vetingut kanë qenë të gjithë listat të hartuara në komitetet e PS se cilët janë prokurorët dhe gjykatësit që nuk janë me ta.

Dhe këta, u fshinë që të gjithë, pa përjashtim.

Dora tjetër, pastaj filloi përsëri. Kush mbeti si i pavarur, edhe këta nuk na duhen. Ka patur një batërdi.

A e dini ju? Altin Dumani kryeson Skapin me 3 banesa, ndërkohë unë njoh gjykatës të mrekullueshëm, prokurorë të mrekullueshëm, të cilët një dhuratë familjare 2 mijë euro është përdorur shkak për t’i nxjerrë nga sistemi.

Një garsionere e dhuruar nga i ati, vajzës, është përdorur shkak për ta nxjerrë nga sistemi. Rikthimi i rrogës, që vajza, për kohën që kishte jetuar me prindin ia kishte dorëzuar të atit, dhe i ati kishte qindarkë për qindarkë kursyer për t’ia dhënë asaj në martesë, dhe kjo u quajt korrupsion.

Procesi i Vetingut, ka qenë një proces lufte klasash. Janë nxjerrë nga sistemi të gjithë ata katolikë, të cilët nuk kanë kompromentuar të mbahen peng nga Edi Rama.

Të gjithë, nga veriu, çfarë ishin nga veriu, qoftë edhe për motive më të vogla. Ky ishte një proces i masakrimit të sistemit të Drejtësisë.

Kam besim të madh se, Komisioni i Venecias ka fuqi, ka forcë dhe vullnet për të ndihmuar Shqipërinë. Natyrisht, reforma bëhet vetëm me Komisionin e Venecias, dhe jo me diletantë, jo me njerëz të korruptuar siç u bë reforma e parë, me ekspertët e quajtur të Xhorxh Sorosit, në të cilën u mblodhën ekstremistë të majtë shqiptarë dhe nga bota për të shndërruar drejtësinë në një degë të ekzekutivit të Edi Ramës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat