Armando Sadiku ka shënuar sërish në Indi. Sulmuesi shqiptar u aktivizua si zëvendësues në minutën e 32-të, ndërsa Goa po humbiste 1 me 0 në transfertën e Çenaijin.
Gjithçka ndryshoi më pas për klubin indian, që fillimisht barazoi me Sing në minutën e 45-të. Sadiku realizoi golin e përmbysjes përmes penalltisë në minutën e 51-të dhe rezultati aktual është 1-2.
Kështu sulmuesi shqiptar nuk di të ndalet, teksa ky ishte goli i gjashtë në pesë ndeshje të kampionatit. Duhet thënë se tre prej tyre kanë ardhur nga pika e bardhë e 11-metërshit.
Goli i Armando Sadikut: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL