Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Prokurorisë së Tiranës, për të mos nisur hetimet për mungesën e kimiove, për fëmijët që vuajnë nga kanceri.
Informacioni konfirmohet nga gazetari Osman Stafa, që e ka ndjekur këtë çështje hap pas hapi.
Gjyqtari Dritan Hasani ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së shkallës së parë e cila gjithashtu ka vendosur mosfillimin e hetimeve.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Stafa shkruan se gjithçka ndodh kur vetëm pak javë më parë, një vajzë 3-vjeçare mbeti 2 javë pa kimioterapi.
“Kjo nuk është drejtësia që duam”, përfundon gazetari Stafa reagimin duke e shoqëruar me një video, ku sqaron me detaje të gjithë rastin.