Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, ka reaguar për zjarrin në mbeturinat e landfillit të Elbasanit,
Sula e ka quajtur katastrofë mjedisore.
Sipas tij, në vendin ku qëndron inceneratori 33 milionë euro digjen mbetjet duke ndotur në mënyrë të parikuperueshme të gjithë zonën
“Katastrofë mjedisore në Elbasan!
Malit me plera i është vënë sërish zjarri në Elbasan duke shkaktuar kështu një katastrofë mjedisore. Nuk mjaftojnë kompanitë private që kanë bërë me nam shqipërinë për mbetiet toksike edhe ndërkombëtarisht, por 2 herë në vit në vendin ku qëndron inceneratori 33 milionë euro digjen mbetjet duke ndotur në mënyrë të parikuperueshme të gjithë zonën.
Kjo është kriminale! I merrni lekët qytetarëve për ti mbytur me tym kancerogjen”, shkruan Sula në rrjete sociale.