back to top
24.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetVideo-PD denoncon/ Ilir Beqja kërcënoi deputetët

Video-PD denoncon/ Ilir Beqja kërcënoi deputetët

Me anë të një njoftimi për shtyp shoqëruar me video, PD, ka denoncuar se ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja ka kërcënuar deputetët.

Ngjaraja ka ndodhur në orët  epara të mëngjesit, ndërsa po mbahej mbledhja e komisionit hetimor për shëndetësinë.

Denoncimi i PD-së

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e Parlamentit në orët e para të mëngjesit!

Ilir Beqaj, pas takimeve private me deputetët e PS, shëtit i lirë, hyn brutalisht në sallën ku po zhvillohej mbledhja e Komisionit Hetimor duke guxuar të kërcënojë deputetët e opozitës!!!

As Policia dhe as Garda nuk veprojnë!

Edhe pas këtij skandali, Policia e Burgjeve, refuzoi të largonte Ilir Beqen për ta kthyer në burg, edhe pas urdhërit nga Kryetarja e Komisionit. Në pritje të urdhërit të Plarent Ndrecës i cili tentoi të rifillonte mbledhjen e Komisionit.

Praktikisht, Parlamenti ka rënë!!! Është në duart e atyre që i japin leje dhe garanci Ilir Beqes të fusë mjete të forta, hunj e drunj në Parlament, të shëtisë i lirë në çdo ambjent, e të kërcënojë deputetët e opozitës.

E gjitha, që Edi Rama dhe Vilma Nushi të mos dëshmojnë para Komisionit Hetimor!!

Opozita nuk do të bëjë asnjë hap pas!! Do të bëjmë transparencë! Do të denoncojmë! As Rama e askush nuk do të gëzojë asnjë qindarkë të vjedhur nga paratë e shëndetësisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat