Edi Rama, kreu i Partise Socialiste, ka vendosur kushte të qarta për rikandidimin e kryetarëve të bashkive në zgjedhjet vendore të vitit 2027.
Gjatë një takimi me socialistët, Rama theksoi se asnjë kryetar bashkie nuk do të ketë mundësi të rikandidojë pa përmbushur disa kritere konkrete, mes të cilave sigurimi i të paktën 10 kontratave të firmosura në kuadër të “Paketës së Maleve”, si dhe krijimi i tre ndërmarrjeve të përbashkëta të miratuara.
Kreu i PS u ndal edhe te rëndësia e angazhimit me diasporën, duke theksuar se, ndonëse ajo nuk merr pjesë në zgjedhjet vendore, duhet të marrë vëmendje përmes rezultateve konkrete dhe jo vetëm përmes aktiviteteve simbolike.
“Nuk do të ketë asnjë kandidat që do rikandidojë për kryetar bashkie, që nuk ka 10 kontrata për paketën e maleve dhe pa 3 ndërmarrje të përbashkëta të miratuara,” u shpreh Rama.



