Fotot e publikuara zbulojnë kufjet Meta Quest 3S me markën Xbox, të cilat besohet se do të vijnë së shpejti.
Kohët e fundit, Xbox ka qenë mjaft aktiv. Së pari me një pamje të një konsole portative, e cila u krijua në bashkëpunim me Asus, dhe tani presim kufje VR me markën Xbox, transmeton Telegrafi.
Thashethemet për specifikimet tregojnë për një ndërtim të ngjashëm me modelin bazë Quest 3S me 128 GB hapësirë ruajtjeje, e cila ka të ngjarë të vijë e paketuar me një kontrollues pa tel Xbox, Meta Quest Elite dhe tre muaj Xbox Game Pass.