Mariglen Koçiu, personi që humbi jetën dy ditë më parë në autostradën Lushnjë-Tiranë, rezulton se është avokat i njohur.
Ai ka qenë duke ecur në këmbë, kur është përplasur nga një automjet.
“Rreth orës 02:00 të mëngjesit, në aksin rrugor “Lushnjë-Tiranë”, shtetasi L. B., duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin M. K., 56 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje.
Shtetasi L. B., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Autostrada Lushnjë-Tiranë dhe anasjelltas është një ndër pikat e zeza të aksidenteve në vendin tonë, për shkak se banorët e zonës dhe qytetarë të tjerë që duan të shkojnë nga një anë në tjetrën, nuk zgjedhin mbikalimet, por i kalojnë korsitë në këmbë, duke u bërë burim aksidenti”, njoftoi policia.