back to top
17.5 C
Tirana
E enjte, 12 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetVila luksoze në Lalz dhe ditëlindja 500 mijë euro/ Jetë e thjeshtë...

Vila luksoze në Lalz dhe ditëlindja 500 mijë euro/ Jetë e thjeshtë apo luks i Ilir Metës?

Sot është mbajtur seanca paraprake për ish-presidentin Ilir Meta, ish-deputeten dhe ish- kryetaren e Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi dhe të tjerë, të cilët janë nën hetim nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Gjatë seancës, Meta mësohet se ka dëshmuar, se nuk ka fshehur pasuri dhe se ka bërë një jetë të thjeshtë, duke mohuar shpenzime të ekzagjeruara

“Kam bërë jetë të thjeshtë, jo jetë luksi. Nuk kam pirë verë as 33 mijë euro dhe as kam lëvizur me charter”, deklaroi ish-presidenti.

Ndërkohë, Kryemadhi tha se pjesa më e madhe e akuzës mbështetet mbi perceptime dhe indicie, duke sfiduar mundësinë e ngritjes së një akuze për korrupsion pa prova konkrete.

Vila luksoze në Gjirin e Lalzit dhe ditëlindja 500 mijë euro

Në mars të vitit 2014, Meta mbushi 45 vjeç dhe organizoi një festë luksoze datëlindjeje, ku përveç kremtimit të ditëlindjes, shërbeu edhe për të festuar bashkimin me Edi Ramën.

Shpenzimet e kësaj feste thuhet se kanë kapur mbi 500 mijë euro, me qindra të ftuar, kryesisht ministra, deputetë dhe personalitete.

Edhe vlera e vilës së përbashkët të Metës dhe Kryemadhit në Gjirin e Lalzit mbetet e paqartë. Vila është rezultat i një marrëveshjeje mes Kryemadhit dhe kompanisë “Lura sh.p.k” në vitin 2010, ku Kryemadhi shkëmbeu 300 m² sipërfaqe ndërtimore në pallatin e saj në Laprakë për një vilë dykatëshe 317 m² në Gjirin e Lalzit. Vila kishte pamje madhështore, palma gjigande, oborr dhe arredim të brendshëm luksoz, përfshirë 11 tualete, njëri dedikuar vetëm për macen.

Deklarimet pasurore 2003-2022

Ilir Meta ka deklaruar ndër vite apartamente, banesa dhe llogari bankare me vlera që variojnë nga disa dhjetëra mijëra deri në mbi një milion lekë, përfshirë edhe pagat dhe dietat si president dhe ish-kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Pasuria e Metës përqendrohet kryesisht në banesa dhe vilën e Lalzit, si dhe llogaritë bankare.

Pronat dhe apartamentet

Banesë 2+1 e përfituar nga privatizimi (25% zotërim)

Banesë + verandë + lulishte në Golem, 327 m², me vlerë 60,000 USD (50% zotërim)

Vilë në Gjirin e Lalzit

Apartamente të tjera në Tiranë dhe Durrës (sipërfaqe 66–212 m²), shumica pa vlerë të deklaruar

Garazhe: 318 m² dhe 17 m²

Njësi tregtare: 107 m², 63 m², 172 m²

Llogaritë bankare dhe të ardhurat

Llogari bankare personale dhe për djalin Besar, deri në mbi 1.8 milion lekë në 2022

Paga si President, rreth 2,056,000 lekë (2020)

Dieta jashtë vendit, 1,200–6,480 euro

Pagesa dhe honorare nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë: 42,500–85,000 lekë

Shtesa të tjera në llogari bankare: mbi 174,403 euro gjatë 2016, e shtuar në vitet e tjera

Të ardhura nga dieta dhe paga në periudha të ndryshme: 2,220–6,480 USD dhe euro

Monika Kryemadhi ka shitur dhe blerë disa apartamente dhe tokë, përfshirë 13 apartamente me sipërfaqe totale 1,444 m² dhe një pjesë të tokës së saj në Laprakë. Llogaritë bankare të Kryemadhit dhe fëmijëve të saj përfshijnë vlera të konsiderueshme në euro, paund dhe lekë, duke përfshirë edhe depozita dhe overdraft të shlyer.

Pasuria e Kryemadhit është e ndërtuar në mënyrë të strukturuar përmes kontratave të sipërmarrjes, shitjeve të apartamenteve dhe llogarive bankare.

Vila e Lalzit dhe pallati në Laprakë përbëjnë pjesën kryesore të aseteve të paluajtshme dhe kanë lidhje me marrëveshje të ndërlikuara sipërmarrjeje.

Pronat dhe apartamentet

Vila në Gjirin e Lalzit (vlera e paqartë, dykatëshe 317 m²)

13 apartamente me sipërfaqe totale 1,444.8 m²

Pallat në Laprakë (pjesë e marrëveshjes me “Lura sh.p.k”)

Apartamente të tjera në Tiranë dhe Durrës, sipërfaqe nga 66 m² deri 317 m²

Njësi tregtare dhe pjesë trualli të shkëmbyera në këmbim të vilës

Llogaritë bankare dhe të ardhurat

Llogari bankare personale dhe të fëmijëve: 11,038–2,336,669 lekë, 11,940–140,000 paund, 27,418–82,478 euro

Të ardhura nga paga si deputete: 787,171–2,238,923 lekë

Overdrafte të shlyera dhe të pazbuluara

Të ardhura nga shitja e apartamenteve: 8,061–93,404 euro

Sipërfaqja dhe luksi i vilës dhe pallatit tregojnë një aset të madh. Për Kryemadhin, vetëm 13 apartamentet kapin mbi 1,400 m² sipërfaqe.

Kryemadhi ka arkëtuar qindra mijëra euro nga shitjet e apartamenteve dhe pjesë trualli.

Të dy kanë depozita dhe llogari në euro, paund dhe lekë që tregojnë të ardhura të larta përtej pagave publike./ E Vërteta.al  (E.S)

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat