back to top
10.5 C
Tirana
E enjte, 30 Janar, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaVilat “çojnë” Kryemadhin në Strasburg/ Ish-bashkëshortja e Metës: Do jetojmë në çadër...

Vilat “çojnë” Kryemadhin në Strasburg/ Ish-bashkëshortja e Metës: Do jetojmë në çadër ose kontejner

Monika Kryemadhi ishte sot në Apelin e GJKKO në lidhje me sekuestron e dy vilave.

Në fjalën e saj për gazetarët, Kryemadhi u shpreh se prokuroria nuk kishte marrë ekspertë.

Ajo shtoi se ishte e sigurt që kjo çështje do të shkonte në Strasburg.

“Ngrita një pyetje, prokurorët e SPAK kanë marrë kredi i japin me qera dhe marrin nga 3 shtëpi është e paligjshme? Mamaja ime e ka blerë me kredi dhe jeton aty.

Prokuroria nuk ka marrë ekspertë financiarë, qëndruan në kuadrin e thashethemeve gazetareske”, tha ajo.

Kryemadhi ka deklaruar me ironi se pas sekuestrimit të vilave do të jetojë në çadër.

“5 min para se të futesha në gjyq 10 policë kanë zbarkuar në derën e shtëpisë time. Ishte skenar interesant ndoshta për të krijuar presion psikologjik, mund të jetë edhe rastësi. U kam thënë që jam në gjyq dhe erdhën ditën tjetër, u vendos procesverbali, u firmos, erdhën përfaqësues të agjencisë së sekuestro. A është e ligjshme prona? Po i tha prokurori, por ne mendojmë se këta duhet të dalin nga shtëpia. Do të jetojmë me çadër, po ato që jetojnë me çadra nga tërmeti. Do marrim një kontejner, do të na japë dikush një tokë ku do të vendosim kontejnerin”, tha ajo.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat