back to top
7.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Prill, 2025
spot_img
KreuShëndetiVirozat e stinës/ Ministrja Koçiu mbledh drejtuesit e strukturave shëndetësore

Virozat e stinës/ Ministrja Koçiu mbledh drejtuesit e strukturave shëndetësore

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu, me anë të një postimi në rrjetet sociale, shprehet se nisur nga vlerësimi i situatës epidemiologjike në vendin tonë, ka mbledhur strukturat shëndetësore.

Koçiu bën thirrje që të gjithë ata që kanë simptoma të gripit të vaksinohen. “Vaksinimi mbetet mënyra më efikase për të parandaluar komplikacionet nga gripi”, shprehet ministrja.
“Nisur nga vlerësimi i situatës epidemiologjike në vend, u mblodhëm sot me drejtuesit e strukturave shëndetësore, ku u përqendruam në raportimin mbi masat që po zbatohen për të përballuar situatën e gripit dhe për të garantuar mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve ??

Vaksinimi mbetet mënyra më efikase për të parandaluar komplikacionet nga gripi.

Strukturat shëndetësore janë në gatishmëri ?? duke kryer:

Monitorimin e situatës aktuale të gripit në vend;

Vijimin e vaksinimit falas ?? kundër gripit për grupet e rrezikuara;

Ndërgjegjësimin e qytetarëve për ndjekjen e rekomandimeve për minimizimin e transmetimit dhe parandalimin e virozave të stinës;

Përforcimin e survejancës për infeksionet respiratore ??? në mbrojtje të shëndetit publik.

Parandalimi fillon me një veprim të thjeshtë: vaksinimin ??. Kujdesuni për shëndetin tuaj dhe të afërmve tuaj!

ZgjidhJetënVaksinohu”, shkruan Koçiu.
spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat